Moti i keq është bërë shkak i një aksidenti në afërsi të Prrenjasit.
Një autobot është përmbysur mesditën e kësaj të shtune në aksin nacional Librazhd- Prrenjas, pasi u perplas me një mjet tjetër.
Siç raporton gazetarja e Fax News, Entela Duka, mësohet se autoboti me targa bullgare gjatë rrëzimit i ështe shkëputur koka e kamionit. Fatmirësisht bëhet me dije se dy drejtuesit e mjeteve kanë shpëtuar mrekullisht.
Si pasojë e aksidentit është krijuar trafik në rrugë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe veç hetimit te aksidentit po merret edhe me orientimin e trafikut.