Frosinone mundi sot Empoli në shtëpi me rezultatin 2-1. Në fushë luajtën dhe lojtarët e kombëtares kuqezi Marvin Çuni për Frosinonen dhe Etrit Berisha në portë për Empolin.
Në minutën e 58′ sulmuesi i vendasve Marvin Çuni zhbllokoi ndeshjen me një gol të bukur. Shqiptari tjetër i Frosinones, Ibrahimoviç dha një top të ulët nga e majta dhe Çuni shënoi me takë në portën e Berishës.
Më pas në minutën e 74′ ishte Ibrahimoviç që shënoi dhe të dytin për Frosinonen. Në fundin e lojës Caputo ngushtoi diferencën në 2-1.
Me këtë fitore Frosinone ngjitet në vendin e 11-të në Serie A në kuotën e 15 pikëve.
Discussion about this post