12:51 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shisnin drogë afër shkollave dhe lagjeve në Kavajë, në pranga 4 të rinj (Emrat)

10:27 | 12/11/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Digjet autobusi në aksin rrugor ‘Levan-Gjirokastër’, ja çfarë dyshohet

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Tempulli”, janë goditur 2 raste të shitjes së lëndës narkotike cannabis sativa në Kavajë, në zona me frekuentim të lartë nga të rinjtë. Në prangat e policisë kanë përfunduar 4 të rinj përkatësisht Bersnik Dulla, 31 vjeç, Xhevahir Hoti, 33 vjeç,  Zeqir Krasnaj, 23 vjeç dhe  Flori Gjuzi, 21 vjeç. Të gjithë këta shtetas janë banues në Kavajë. Dyshohet se shisnin drogë në afërsi të shkollave, dhe në lagje të ndryshme të Kavajës.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin në Durrës, shtetasit Bersnik Dulla, Xhevahir Hoti dhe Zeqir Krasnaj, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 vazo me lëndë narkotike cannabis sativa (në formë boçeje) dhe 1 elektroshok, ndërsa në rastin e dytë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit Flori Gjuzi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 qese të mbushura me lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli”.

Goditen 2 raste të tjera të shitjes së lëndës narkotike cannabis sativa, në zona me frekuentim të lartë nga të rinjtë.

Vihen në pranga 4 shtetas.

Sekuestrohen 2 vazo dhe 2 qese me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 655 gramë, dhe një elektroshok.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Durrës dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pasi kanë siguruar informacion nga inteligjenca policore, për 2 raste të shitjes së lëndës narkotike cannabis sativa, në lokale, në afërsi të shkollave, dhe në lagje të ndryshme të Kavajës, organizuan punën në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, për arrestimin e shtetasve përgjegjës.

Si rezultat, u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

-B. D., 31 vjeç, Xh. H., 33 vjeç dhe Z. K., 23 vjeç;
-F. Gj., 21 vjeç, të gjithë banues në Kavajë.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin në Durrës, shtetasit B. D., Xh. H. dhe Z. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 vazo me lëndë narkotike cannabis sativa (në formë boçeje) dhe 1 elektroshok, ndërsa në rastin e dytë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit F. Gj., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 qese të mbushura me lëndë narkotike cannabis sativa.

Në total, për të dyja rastet u sekuestruan rreth 655 gramë lëndë narkotike cannabis sativa që posedohej me qëllim shitjen në zona me frekuentim të lartë nga të rinjtë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Pas

Gjermania rrit ndihmën humanitare për territoret palestineze

Para

Mbërrin në Shqipëri përgjigjja nga shteti grek për kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdarin

Para
Mbërrin në Shqipëri përgjigjja nga shteti grek për kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdarin

Mbërrin në Shqipëri përgjigjja nga shteti grek për kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdarin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

Vrasja makabre e Anesti Ramës në Fier, mbërrijnë në gjykatë vajza dhe gruaja e viktimës së bashku me bashkëpunëtorin Çlirim Dogani

Vriten 38 palestinezë në sulmet izraelite në Gaza

Afera Partizani/ ‘Duam gjykim nga Gjykatë tjetër’, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për përjashtim të trupës gjykuese

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 34 vatra, 17 ende aktive

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ shpërndan sot mandatet për Elbasanin, Durrësin e Fierin

Faza përfundimtare e garës për kreun e ri të BKH, 7 kandidatët zhvillojnë sot intervistën me Dumanin dhe prokurorët e SPAK

Një tjetër foshnje vdes nga uria në Gaza

KQZ ia dha mandatin kushërirës së tij, Lapaj ankohet në KAS: Lista e mbyllur dha dorëheqjen, më takon mua

Richard Grenell reagon sërish për Hashim Thaçin: E turpshme që po mbahet ende në burg

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.