Rexhep Hida, nga shtëpia botuese “Fan Noli” ka folur për Faxnews, në lidhje me risitë sa i takon Panairit të Librit.
Hida i tha gazetares Xhoana Çallaku se kanë shumë prurje këtë vit dhe shtoi se janë hedhur në treg rreth 110 tituj të rinj. Ndërkohë foli edhe për librin më të ri, më me vlerë prej 30 vitesh i shtëpisë botuese “Fan Noli”, siç ai vetë e cilësoi. Bëhet fjalë për librin me titull Shtet i ri, burrë shteti modern, Hashim Thçi-një biografi”, shqipëruar nga Arta Dade.
“Panairi i i 26-të është një moment shumë i rëndësishëm për botuesit, është kurorëzimi i punës 1 vjeçare. Gjatë këtioj viti kemi hedhur në qarkullim rreth 110 tituj. Titulli më i rëndëishëm dhe që është libri më me vlerë është libri “Shtet i ri, burrë shteti modern, Hashim Thçi-një biografi”, nga dy autorë britanikë, e shqipëruar mjeshtërisht nga zonja Arta Dade”- tha ndër të tjera ai.