Albert e Edmond Nela me origjinë nga Kukësi me banim në Britaninë Madhe ishin shënjestra e atentatit që planifikuan të kryenin Bujar Gërmizi e Ismail Zeneli, duke përdorur funksionin e shefit të Krimeve në Komisariatin Nr.6, Dedan Gjoni. Referuar dosjes hetimore, më dt.19/11/2023, vjen informacion nga Zyra e Interpol Tiranë se akses në sistemin TIMS ka patur punonjësja Policisë Jonida Babameto e cila dyshohet se i ka përcjellë të dhëna shefit të krimeve. Keto të dhëna drejtuesi i policisë ia përcillte personave të interesuar për të kryer vrasjen. Kjo ndërhyrje në sistem për të gjurmuar lëvizjet e vëllezërve Nela, është bërë më datë 20/09/2020.
Sipas Prokurorisë së Posaçme rezulton se në muajin Shtator 2020, përdoruesi i SkyECC GS4TDD, i identifikuar si Ervin Mata, bashkëbisedon në gjuhë të huaj në grup chat-in ecc emërtuar 6H06SK:57. Nga biseda e zhvilluar dyshohet se ky shtetas në bashkëpunim me përdorues të tjerë të SkyECC, pjesmarrës në grup chat, kanë trafikuar një sasi prej 250 kg lëndë narkotike kokainë nga Brazili për në aeroportin e Frankfurtit në Main-Gjermani. Lidhur me këtë moment, evidentohen edhe biseda të datës 29.09.2020 me përdorues të tjerë shqipfolës, ku shtetasi Ervin Mata i tregon që i janë kapur dhe sekuestruar një sasi prej 240 kg, sasi e cila lidhur me problematikën e nxjerrjes nga aeroporti dhe mbërritjen në Frankfurt, diskuton edhe në grup chat-in 6H06SK:S7.
Më datë 29.09.2020, në orën 14:08 shtetasi Ervin Mata duke përdorur GS4TDD, komunikon me përdonuesin e paidentifikuar
AOSHIU! dhe i tregon që i janë kapur një
sasi prej 240 kg në Frankfurt dhe të presë nesër që të dalë në gazetë.
GS4TDD – vlla unë e shes me 35… Ramazanit ka me pagu 34. Ato mund ta dun dhe ‘ner heletik Pom’ (bashkëbisedimi në gjuhë të huaj!’
Dedan Gjoni sipas SPAK, përfshihet edhe në fushatë elektorale. Më datë 05.03.2020, ai zhvillon biseda në aplikacionin Sky Ecc rreth orës 18:28 komunikon me përdoruesin JTDOFN dhe kërkon të sigurojë vota për kandidatin M. Murrizi dhe subjektin zgjedhor ku ai është perfaqäsues PLDSH.
Dedan Gjoni( në vijim DMI6CF)
DMI6CF- Si te kam..
JTDOFN-ca beëre shok…mir je… un mir qetsi pz…
DMI6CF-Shok do më ndihmosh me vota.
JTDOFN- hahaha në kto momente nuk e di me ko je pz… kam shum dyshime per ty-
DMI6CF – Me myslym murrizin… Shok sa të kem mundësi do e ndilmoj
JTDOFN-mëëpelqen…kam simpati…
DMI6CF-Është i vetmi që kam mik e
detyrim…Më ndihmon mua…..A më ke shok…
JDOFN-nja nja 15. Ato ti jap nga valencia
online… kto që kam me dokumenta…
DMISCF.- Ore në tiranë… Hahah… Jepi urdhër babës nipit fortë… Hahaha.
JTDOFN- aty do jem për votime…
DMI6CF…Ok shok… Mirardhsh…”
Më tej në dosjen e Spak për të cilën avokatët kanë firmosur për ruajtjen e sekretit hetimor, gjithashtu Dedan Gjoni i kerkon edhe përdoruesit Q3QNV9, Ismail Zeneli, në orëm 19:41:17 që familjarët e tij dhe ai vetë të investoben për vota për subjektin në fjalë.
DMI6CF- Sot isha me deputetin…Do na ndihmosh me vota… Me sa njerëz
ke…Se e kemi mik të mirë…
Ismail Zeneli (në vijim Q3QNV9) Qa je ti?..
DMI6CF-Unë demokrat jam…Por i duam
për partinë e myslimit…E kam sh mik…Murrizin…
Q3QNV9- audiofile “shko fol me atë
byrazelin atje në bathore e ti gjen ai nja 200 vota se a demokrat me atë byrazelin tem me atë shoferin e kamionit”….200+…
DMI6CF – Fol ti me të…
Q3QNV9- Ta kaloj sky…
DMISCF – Se myslimi është ndarë nga pd…Por e djathtë është…Fol një herë ti me të…. Se e kemi si me qenë unë me të
Q3QNV9- …Ok ok… Pa merak….