Kohët e fundit Bayern Munchen ka rritur interesimin për mbrojtësin e Barcelonës, Ronald Araujo. Uruguajani siç bëhet me dije nga mediat gjermane është i pëlqyeri i trajnerit bavarez Thomas Tuchel.
Megjithatë ende nuk ka ndonjë ofensivë konkrete për mbrojtësin apo ndonjë kontakt me katalanasit.
Nga ana tjetër, Barcelona nuk do të donte një largim të Araujos, pasi është një nga asetet e saj. Me punën e tij, ai ia ka dalë të jetë një nga titullarët e padiskutueshëm të skuadrës së Xavit dhe parashihet si kapiteni i ardhshëm.
Por problemi i kahershëm i Barçës janë financat dhe një ofertë e majme për Araujon mund të tundonte Laportën të lëshoj një prej xhevahirëve të tij.
Discussion about this post