11:54 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Avokat Kujtim Cakrani tregon të pathënat e udhëtimit të Ismail Qemalit drejt Vlorës: Ajo karroca në film është një gënjeshtër…

17:41 | 28/11/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Avokat Kujtim Cakrani tregon të pathënat e udhëtimit të Ismail Qemalit drejt Vlorës: Ajo karroca në film është një gënjeshtër…

I ftuar në lidhje Skype pasditen e sotme në Fax News ishte avokat Kujtim Cakrani. Në ditën e 111-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, Cakrani tregoi për gazetaren Rovena Neziri disa histori të asaj kohe që lidhen përveçse me Shpalljen e Pavarësisë, edhe me familjen e tij. Një prej paraardhësve të tij Hajredin Bej Cakrani ka luajtur një rol kyç në Shpalljen e Pavarësisë.

Por sipas Cakranit pas 111 vjetëve shqiptarët nuk njohin asnjë prej 40 firmëtarëve, pasi nuk e respektojmë të kaluarën. Nëse nuk mësohet e kaluara nuk mund të ecim përpara.

Kujtim Cakrani: Pavarësia e Shqipërisë erdhi si pasojë e përpjekjeve të panumërta në kohëra ta patriotëve të Shqipërisë që kishin nisur këtë udhëtim që me Lidhjen e Prizrenit doja të thoja. Unë si pasaardhës i një familjeje që kanë qenë pjesëmarrëse në të gjitha ngjarjet historike që janë vendosur fatet e Shqipërisë, jo vetëm Festa e Pavarësisë por edhe Lidhja e Prizrenit. Jam i bindur që janë ngjarje shumë të rëndësishme ku shqiptarët duhet t’i mësojnë sepse pa mësuar këto nuk mund të ecim përpara. Një popull që nuk kujton të kaluarën dhe nuk respekton të kaluarën është i destinuar të shuhet. Shqiptarët nuk njohin asnjë prej 40 firmëtarëve.

Nga ana tjetër, paraardhësi i tij Hajredin Bej Cakrani shoqëroi Ismail Qemalin drejt Vlorës, që nga lumi Shkumbin. Por këtë e bëri me eskortën e tij, që ishte garda e asaj kohe dhe jo me karrocë siç e paraqet filmi.

Në atë kohë ishte baltë dhe kohë e keqe pasi lumenjtë kishin dalë nga shtrati. Hajredin Bej Cakrani së bashku me vëllain e tij Bektash Cakranin ishin me Ismail Qemalin.

Kujtim Cakrani: Për atë kohë kemi kujtimet e paraardhësit tim Hajredin Bej Cakranit, i cili ka qenë një nga aktorët kryesor të Shpalljes së Pavarësisë bashkë me Bektash Cakranin. Në kujtimet e Hajredin Bej Cakranit ai zbërthen me detaje të gjithë udhëtimin e Ismail Qemalit. Kishte një batalion ku ai doli përpara në Shkumbin Ismail Qemalit bashkë me delegacionin që kishte mbërritur nga Bukureshti dhe nga Trieste në Durrës. Dhe e mori nëpër baltrat dhe nëpër shiun e rrëmbyeshëm të asaj periudhe që nga data 20-28 nëntor ka qenë një kohë shumë e vështirë. Kishin dalë të gjithë lumenjtë. Kishte dalë lumi Shkumbin, lumi Seman, kishte dalë dhe lumi Vjosa. Tregon me detaje se si e ka marrë Ismail Qemalin në lumin Shkumbin. E ka gjetur atje me kuaj e me buaj, që ajo karroca e famshme që këta e kanë bërë në film është një gënjeshtër sepse nuk kishte asnjë lloj mundësie që ai të udhëtonte me karrocë veçse me kalë. E ka marrë Ismail Qemalin në çifligjet e tij në Libofshë. E ka mbajtur një natë ku e ka ndërruar, sepse i gjithë delegacioni ishte bërë ujë nga koha e vështirë që ishte. Ditën tjetër e ka çuar në Fier dhe nga Fieri në Vlorë bashkë me batalionin e tij që mund të themi pa frikë ishte Garda e Parë e Republikës.

Pas

Festa e Pavarësisë/ Shërbimet e Kërkim Shpëtimit valëvitin flamurin kuqezi 50 metra në lartësi në Urën e Bushtricës

Para

“Paraardhësi im ishte delegat në Shpalljen e Pavarësisë”, Kujtim Cakrani: Sot është pa varr

Para
“Paraardhësi im ishte delegat në Shpalljen e Pavarësisë”, Kujtim Cakrani: Sot është pa varr

"Paraardhësi im ishte delegat në Shpalljen e Pavarësisë", Kujtim Cakrani: Sot është pa varr

Discussion about this post

 



Të Fundit

Miliona euro dëm buxhetit të shtetit, nis në Gjykatën e Apelit seanca për drejtuesit e “Bankers”. Të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës kineze

Qarkullonte me armë zjarri dhe kanosi një shtetas te ‘Kthesa e Kamzës’, në pranga 27-vjeçari

Gjatë 24 orëve, 16 vatra zjarri, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 1 vatër aktive, një tjetër në monitorim

Ministri Vengu prezanton 3 pikat për modernizimin e flotës ajrore shqiptare: Nga sistemet kundërajrore deri te rihapja e shkollës së aviacionit në Vlorë

E rëndë në Pogradec! Rrufeja vret bariun, ngordhin dhe 20 krerë bagëti të imëta

“Prekali dhe Ura e Shtrenjtë, perlat e fshehura të Alpeve Shqiptare”, Rama promovon mrekullitë e Shkodrës

Vendimi/ U arrestua në Orikum për vrasjen e Gentjan Bejtjas, Gjykata e Tiranës lë në burg Flodian Plakun! 41-vjeçari: S’kam lidhje me ngjarjen

Mediat izraelite: Netanyahu bllokoi armëpushimin dhe kthimin e pengjeve

Zbulim makabër! Gjenden 32 trupa të pajetë në “varre sekrete” në Meksikë

DASH: Aplikantët për viza të dorëzojnë garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.