Mançester Junajtid nuk mundi të triumfonte në Turqi ndaj Gallatasarait me ndeshjen që u mbyll në barazim 3-3. Pas sfidës, trajneri Erik Ten Hag kërkoi të mos e dramatizonte situatën ndërsa theksoi se skuadra po ecën në drejtimin e duhur dhe të gjitha këto pengesa do ta ndihmojnë që në të ardhmen të jenë të suksesshëm.
“Unë jam përgjegjës për ato rezultate që arrin skuadra. Ky është një projekt që e kemi nisur dhe kërkon kohën e vet. Po ecim përpara, po përmirësohemi dhe kjo për mua është shumë shpresëdhënëse. Po shkojmë në drejtimin e duhur, unë e di shumë mirë se cili është destinacioni final dhe hapat që duhet të ndërmarrim që të jemi të suksesshëm në të ardhmen”, u shpreh Ten Hag.