22:52 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Blinken, thirrje Izraelit të garantojë sigurinë e civilëve palestinezë

19:28 | 30/11/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Blinken, thirrje Izraelit të garantojë sigurinë e civilëve palestinezë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i tha Izraelit të enjten se duhet të garantojë sigurinë e civilëve palestinezë në Gazën jugore dhe plotësimin e nevojave të tyre humanitare, përpara se të rifillojë operacionet ushtarake, tha zëdhënësi i tij.

Sekretari Blinken u takua me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe kabinetin e tij të luftës në Jeruzalem dhe më pas shkoi në Ramallah në Bregun Perëndimor për t’u takuar me presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas.

Është vizita e tij e tretë në Lindjen e Mesme që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor.

Zoti Blinken tha se një armëpushim 7-ditor midis Izraelit dhe Hamasit kishte dhënë rezultate dhe Shtetet e Bashkuara shpresojnë që ai të vazhdojë.

Në takimet në Jeruzalem, zoti Blinken rikonfirmoi mbështetjen e SHBA-së për të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur nga dhuna terroriste në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar, tha zëdhënësi Matthew Miller në një deklaratë.

Zoti Blinken i kërkoi Izraelit të marrë çdo masë të mundshme për të shmangur dëmet mes civilëve, tha zëdhënësi Miller.

“Sekretari theksoi domosdoshmërinë e përgjegjësisë për nevojat e mbrojtjes humanitare dhe civile në Gazën jugore përpara çdo operacioni ushtarak atje,” tha zoti Miller.

Uashingtoni i ka kërkuar Izraelit të ngushtojë zonën e luftimit dhe ta bëjë të qartë se ku janë zonat e sigurta ku mund të shkojnë civilët palestinezë në Gazën jugore, për të parandaluar një përsëritje të numrit masiv të të vdekurve nga sulmet e Izraelit në veri të Gazës, thanë zyrtarët amerikanë të mërkurën.

Në një deklaratë pas takimit, zyra e zotit Netanyahu tha se kryeministri rikonfirmoi angazhimin e Izraelit për të zhdukur Hamasin, i cili ka nën kotroll Gazën.

Kryediplomati amerikan tha se Uashingtoni është i përqendruar tek ndihma për të siguruar lirinë e pengjeve të tjera të mbajtura në Gazë.

“Kemi parë gjatë javës së fundit një zhvillim shumë pozitiv me kthimin e pengjeve në shtëpi dhe ribashkimin e tyre me familjet. Kjo duhet të vazhdojë sot. Kjo ka mundësuar edhe shtimin e ndihmës humanitare ndaj civilëve të pafajshëm në Gaza, të cilët kanë nevojë të jashtëzakonshme për të”, tha ai më herët në një takim në Tel Aviv me presidentin izraelit Isaac Herzog./ VOA

Pas

VOA: Henry Kissinger dhe trashëgimia e tij komplekse në politikën e jashtme amerikane

Para

Arrestimi i Kryekomisarit në Korçë, AMP: Ndihmoi një shtetas të kalojë kufirin në Kapshticë me 26 kg lëndë narkotike

Para
Korrupsion dhe shpërdorim detyre, arrestohen 3 policë në Fier dhe Vlorë

Arrestimi i Kryekomisarit në Korçë, AMP: Ndihmoi një shtetas të kalojë kufirin në Kapshticë me 26 kg lëndë narkotike

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.