18:10 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Trajneri Silvinjo rrëfehet për FIFA-n: Ju tregoj çelësin tonë të suksesit. Ëndrra jonë është të kualifikohemi në Kupën e Botës

21:48 | 01/12/2023
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trajneri Silvinjo rrëfehet për FIFA-n: Ju tregoj çelësin tonë të suksesit. Ëndrra jonë është të kualifikohemi në Kupën e Botës

Trajneri i ekipit Kombëtar, Silvinjo, ka dhënë një intervistë për FIFA-n, ku ka folur për edicionin fantastik që zhvilloi Shqipëria në kualifikueset e “EURO 2024”, që u kurorëzua me kualifikimin në finalet e “Gjermani 2024” dhe vendin e parë në Grupin E.

Tekniku brazilian ka folur për objektivat e së ardhmes duke thënë se synimi kryesor është që Shqipëria të mësohet të luajë rregullisht në Europian dhe në kualifikueset e radhës të kualifikohet në Botëror. Trajneri Silvinjo vlerësoi edhe punën e madhe të bërë nga lojtarët, duke thënë se përkushtimi në punë është çelësi i suksesit.

Objektivat e së ardhmes–  “Objektivi kryesor në afat të gjatë, pas gjashtë muajsh është që të zhvillojmë një turne të denjë. Objektivi i dytë është ta çojmë përpara planin tonë, ta kthejmë në traditë Europianin dhe të kualifikohemi në Kupën e Botës, diçka që Shqipëria nuk e ka arritur kurrë. Imagjinoni sikur të kemi një Europian të shkëlqyer vitin e ardhshëm dhe të arrijmë në çerekfinale. Do të ishte e mahnitshme, por nuk do të thoshte shumë nëse nuk do ta ndiqnim këtë sukses dhe nuk do të vazhdonim  zhvillimin tonë. Ne duam të bëjmë progres në dy drejtime: të kemi një turne të denjë në “Euro 2024” dhe më pas të kemi mbështetjen e vendit, FSHF-së dhe lojtarëve në mënyrë që të bëjmë mirë edhe në kualifikueset e Kupës së Botës dhe të luajmë rregullisht në këto kompeticione.

Ëndrra për kualifikimin në Botëror – Ëndrra është aty, nuk ka dyshim për të. Kjo varet vetëm nga mbështetja që marrim për punën që bëjmë, nga vendi, Federata, stafi teknik dhe grupi i madh i lojtarëve që po monitorojmë. Të gjitha së bashku rrisin shanset që Shqipëria një ditë të luajë rregullisht në Botëror dhe në Europian.

Maroku si shembull për Shqipërinë – Natyrisht, ne nuk do të ‘çmendemi’ duke studiuar se çfarë bëjnë Anglia, Spanja, Franca, Gjermania apo Portugalia, sepse ata gjithmonë janë pretendentë. Ne po shikojmë skuadrat që mund t’i imitojmë dhe, po, ka shumë kuptim, Maroku është një pikë referimi për ne.

Një nga mbrojtjet më të mira në kualifikueset e Europianit – “Gjithçka ka të bëjë me angazhimin në stërvitje. Ka më shumë se 10 vjet që skuadrat po mbrohen me 10 lojtarë. Mbrojtja më e mirë është vetë sistemi. Mund të kesh tre qendërmbrojtës fantastikë dhe portierin më të mirë në botë, por nëse nuk ke përkushtim në punë, atëherë do të pësosh gola. Askush nuk mbrohet me katër ose pesë kundër pesë ose gjashtë. Sulmuesit janë më të shpejtë, më kreativë dhe më inteligjentë në zonën e sulmit dhe gjithçka ka të bëjë me përkushtimin në punë.

Pas

Shtëpia e Bardhë: Hamasi fajësohet për rënien e armëpushimit në Gaza

Para

A mund të kompensojë një sy gjumë një natë të keqe të gjumit

Para
A mund të kompensojë një sy gjumë një natë të keqe të gjumit

A mund të kompensojë një sy gjumë një natë të keqe të gjumit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Cërrik/ Vjehrra e denoncon për dhunë, Policia merr nën akuzë nusen

Shefi i OKB-së ngre alarmin: ‘E pamohueshme’ që palestinezët në prag të urisë në Gaza! Po përjetojnë katastrofë humanitare

“S’kam asnjë interes”, Trump hedh poshtë raportet për samit me presidentin kinez Xi

Kina prezanton planin e ri për të rritur lindjet, do të ofrojë mbështetje 500 dollarë në vit për çdo fëmijë nën 3 vjeç

“Kusht për rivendosjen e marrëdhënieve të Kievit me aleatët”, pretendimi i Moskës: SHBA dhe Britania kanë diskutuar zëvendësimin e Zelenskyt

Përmbytje apokaliptike në Pekin! Evakuohen 80 mijë persona, dhjetëra të vdekur

Pjesë e rrjetit të trafikut të drogës, çifti shqiptaro-italian arrestohet me 1,4 kg kokainë dhe ekstazi në Zvicër

Kriza humanitare në Gaza, sulmet izraelite vrasin 12 palestinezë teksa prisnin ndihmat me ushqime

Kapërceu urën dhe ra në liqenin e Ujmanit, gjendet pas disa orësh kërkimesh trupi i 33-vjeçarit

Fotolajm/ Rama ndan pamjet nga ura e re në Divjakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.