Aktori i mirënjohur shqiptar Mirush Kabashi u nda nga jeta ditën e sotme, duke lënë pas hidhërim te kolegët e tij dhe gjithë shqiptarët.m
Aktorja Zamira Kita, në një komunikim për Faxnews, teksa e cilësoi si një aktor të rrallë, tha se ka prekur zemrat e shqiptarëve me interpretimet e tij.
“Mirushi e thoshte të vërtetën në sy. Për mua ka qenë mik aktori i shkelqyer, do më mungojë shumë, në cdo aktivitet në Tiranë ku me ndiqte në aktivetet e mia. Ai nuk ishte vetëm i Shqipërisë por dhe më i gjerë. Do na mungojë. Mirush Kabashi arriti majat pasi punoi fort. Te Sokrati u bë njësh me të, u bë njësh me popullin. Emocionin që e kam ndjerë në atë shfaqje, nuk e kam ndjerë në ndonjë tjetër. Një aktor i rrallë. Ai na preku të githëve dhe hyri në cdo zemër. Lamtumirë i themi “Sokratit” shqiptar”– u shpreh Kita.