Vrasja e një 43-vjeçareje nga partneri i saj ka tronditur Greqinë në orët e fundit. Krimi u regjistrua dje në Salamina.
71-vjeçari ka mbërritur në Gjykatën e Pireut pa u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. 71-vjeçari, i cili u arrestua në Keratsini nga efektivët e Drejtorisë së Sigurisë së Pireut, pasditen e së martës, ka rrëfyer vrasjen e partneres së tij Gjeorgjia.
Siç ka thënë në polici, 43-vjeçaren e ka vrarë për xhelozi dashurie. “Ajo kishte një lidhje me dikë tjetër. E mora vesh, u çmenda dhe vendosa ta vrisja”, mësohet të ketë thënë ai .
Ndërkohë menjëherë pas krimit, autori ka shkuar për kafe në Keratsini me miqtë e tij!
Që në momentin e parë të arrestimit, 71-vjeçari, i cili është shofer autobusi dhe prej shtatë vitesh ishte në lidhje me viktimën, nuk ka shfaqur asnjë gjurmë pendimi për aktin e tij.
Për armën e krimit, që e posedonte në mënyrë të paligjshme, ai pretendon se e ka marrë nga një shqiptar që punonte në lokalin e ishullit.