Akuzat ndaj opozitës duket se do të jenë kryefjalë e Kongresit të PS. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Bledi Klosi në fjalën e tij ka shigjetuar opozitën, duke e cilësuar si të dobët.
Klosi u shpreh se PS me Edi Ramën është shumë e fortë, ndërsa opozita në koalicion apo jo, është e shkërrmoqur.
“Në koalicion apo jo, të gjithë ata janë shkërmoqur. Ata duken shumë të dobët, se ne me Edi Ramën jemi shumë të fortë. Më lejoni që dhe në emrin tuaj, të deklaroj të hapur këtë Kongres. Ne do të pasqyrojmë se si ia kemi dalë për të mbajtur fjalën e dhënë. Do të flasim për ekonominë, drejtësinë, sigurinë, politikat europiane, dhe për PS, se si duhet ta rienergjizojmë dhe më shumë” tha Klosi.