Vijon djegia e mbeturinave urbane në Bashkinë Kukës që prej datës 10 gusht të këtij viti. Mbeturinave ju vë zjarri gjatë verës nga përsona ende të paidentifikuar, fillimisht punonjësit e zjarrëfikses dhe ato të Bashkisë Kukës gjatë ditëve të para të rënjes së zjarrit u munduan ta izolojnë dhe shuajnë vatrën, por më pas asnjë përpjekje nuk u bë për shuarjen e plotë të tij.
Banorët e zonave për rreth por edhe ato të qytetit të Kukësit, i cili ndodhet dy kilometra larg vend-grumbullimit të mbetjeve urbane, ankohen për ndotjen masive që po shkakton era e rëndë dhe tymi i mbeturinave
Ndërkohë qytetarët ngrejnë dyshimin se djegia e mbeturinave po bëhet qëllimisht nga vetë institucioni i bashkisë. Ata pohojnë se mjetet e pastrimit të qytetit në bashkinë Kukës i shkarkojnë mbeturinat pikërisht mbi vatrën e zjarrit.
Një fakt i tillë vërehet edhe nga pamjet që ofrohen, vetëm një ditë më parë fadroma e bashkisë Kukës ka shtyrë mbeturinat e grumbulluara gjatë javës së fundit mbi vatrat aktive të zjarrit.
Fakte të cilat ngrejn hije dyshimi se vend-grumbullimi i mbetjeve urbane po kthehet në një “incenerator” djegës në natyrë të mbeturinave, ku për të pestin muaj vijon “puna” e çlirimit të tonelatave të lëndëve helmuese të plastikës nga flakët e zjarrit.
Krahas ndotjes masive, vend-grumbullimi i mbetjeve është kthyer edhe burim infeksioni për bagëtit e fshatarëve pasi zjarri ka shkatërruar plotësisht edhe rrethimin e mbeturinave.
Vend-grumbullimi i mbetjeve urbane në fshatin Myç-Mamëz shërben për grumbullimin e të gjitha mbeturinave të qyterit të Kukësit dhe 14 Njësive Administrative të tij.
Bashkia Kukës prej vitit 2008 i menaxhon vetë mbetjet urbane nëpërmjet drejtorisë së shërbimeve të pastrim-gjelbrimit.
Për grumbullimin e këtyre mbeturinave në Kukës ka vetëm një pikë të tillë, pikë e cila vitet e fundit ishte tej mbushur.