Në studion e emisionit ‘Pushteti’ në Fax News me Besnik Sulejmani u diskutua dhe roli i medias sot në vend dhe kapja e saj nga qeverisja.
Ish-deputeti Adriatik Alimadhi thotë se mediat në Shqipëri janë të shitura, në të gjitha llojet, qoftë vizive apo të shkruara. Ai pati kritika të forta edhe për mediatizimin e subjekteve të SPAK si Lefter Koka apo Vangjush Dako, qoftë edhe për Sali Berishën. Sipas tij lajmet e shpeshta për ta si subjekte të drejtësisë u shkatërron familjet.
Nga ana tjetër, SPAK për të po funksionon si Sigurimi i Shtetit, pasi hallkat e tjera të sistemit të drejtësisë nuk vihen në punë
Adriatik Alimadhi: Media tërësisht e shitur. Edhe media e shkruar, vizive, të gjitha emisionet. Media vetë ka dashur të përdoret dhe të kapet nga pushteti. Mediat janë të shitura. E gjithë opinioni publik e di. Vetë media ka pranuar të mbajë një raport interesi me pushtetin. Toka nuk i kthehet pronarit dhe tani ti ia jep medias me 1 euro.
Gazetari duhet të japi lajm, të prodhojë informacion. Është mbledhur gjithë vëmendja tek SPAK. Nuk e trajtoj kështu reformën në drejtësi. Reforma duhet të funksionojë në të gjitha hallkat ligjore. Prokurorët e rretheve duhet të ndihmojnë SPAK. Mënyra si funksionon më kujton Sigurimin e Shtetit. Dhe atëherë thonim se kush e ka rradhën. Ka vite që familje si e Dakos nuk e di si e përballon. Ose Lefter Koka. Ç’është kjo media. Sot Berisha, Malltezi. Është poshtërim që i bëhet gjithë racës shqiptare.