Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur i ftuar në emisionin Opinion iu përgjigj pyetjes nëse do të bënte një ditë koalicion me Lulzim Bashën, pavarësisht përplasjes së tanishme, me qëllim për të mposhtuar kryeministrin Edi Rama.
Kësaj të fundit, Berisha iu përgjigj duke thënë se me rastin e Bashës është ndryshe pasi është peng i kryeministrit Rama me dosje në gjykatë. Sipas tij, Basha nuk ka asnjë lidhje me opozitën.
“Kësaj here është ndryshe. Pse është ndryshe? Asnjë prej të gjithë atyre që përmende, nuk kanë qenë të marrë peng me dosje gjyqësore nga kundërshtari. Ky me dokumente më të pamohueshme, më origjinale, më zyrtare është i marrë peng për një dosje e cila e çonte atë nga 6-12 vite burg. Ky është realiteti.
Po hapet, prandaj ai është peng nuk ka asnjë lidhje me opozitën. E the bukur. E ka lënë me teknikë për t’u hapur sepse ka firmosur një prokuror. Prokurori tjetër dhe ai që firmosi për të mos shkuar në Gjykatën e Lartë, e mbajti dosjen… Bëri një truk e mbajti 29 ditë dosjen në sirtar dhe dha dorëheqjen. Kaloi afati i dërgimit në Gjykatën e Lartë. Prokurori tjetër nuk ka firmosur dhe ai e hap kur të dojë. Kështu që Edi Rama e ka peng përfundimisht atë dhe nuk krahasohet me asnjë tjetër. Ju mund të përmendi sa të duash emra, janë ndarë për pikëpamje të ndryshme nga unë, janë ndarë për qëllime të ndryshme, jemi bashkuar”- tha Berisha.