Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, duket se ka adoptuar një pseudonim të veçantë për Lionel Messin gjatë kohës së argjentinasit te Barcelona.
Në veçanti, ai tha për Marca: “Tek Atleti, Simeone i vuri katër lojtarë Messit! Pra, kur ai shënoi, nuk ishte faji i një lojtari, por vetëm i Messit. Para ndeshjeve të Barcelonës, Simeone nuk e përdori kurrë emrin e tij. Gjithmonë e thërriste “xhuxhi”, që kur të ishim përballë, të mos kishim frikë prej tij.
Përpjekjet e Simeone për të ndaluar Messin ishin shpesh të kota pasi ylli argjentinas shënoi 32 gola në 42 ndeshje kundër Atletico-s, duke e kthyer skuadrën madrilene në një nga ‘viktimat’ e tij të preferuara.