2 orë përpara nisjes së protestës së paralajmëruar nga opozita, forca të shumta policie janë vendosur në afërsi të Kryesisë së Kuvendit.
Protesta është parashikuar në orën 11:30 teksa në orën 12:00, do të mblidhet Këshilli i Mandateve, për të shqyrtuar kërkesën e SPAK që kërkon masën e arrestit shtëpie/burg për ish-kryeministrin Sali Berisha, sa i takon dosjes Partizani.
Këtij të fundit i është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’ dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.
Gazetari i Faxnews Elis Memelli, raporton se pranë ambienteve të Kryesisë janë edhe FNSH. Sakaq brenda kryesisë janë pozicionuar edhe gardistët.
Në rast të përshkallëzimit të protestës së opozitës, policia është e pajisur kundragaz, kjo si një formë për të larguar qytetarët që do të dalin në protestë.
Berisha është shprehur se thirrja e qytetarëve nuk po bëhet kundër SPAK dhe për procesin e nisur ndaj tij, por është vijim i revoltës sëdeputetëve në Kuvend.