Mirel Mërtiri tha po bën 3 vite që po pret nga SPAK që të bëhet drejtësi. I ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE” në Syri Tv, Mërtiri tha se i ka kërkuar SPAK-ut që t’i jepet mundësia që të flasë dhe të jap deklarimet për inceneratorët.
“Unë jam një person që besoj te drejtësia dhe kjo është arsyeja pse nuk kam dalë në media të bëj deklarata dhe akuza të pavërteta. Kam tre vjet që SPAK të bëjë drejtësi dhe të paktën për interesin publik, të dalë e vërteta, pasi investimet janë kryer të plota, veprat janë aty dhe askush nuk ka dalë prej SPAK-ut të thotë këto të vërteta, por ka krijuar vetëm situata, mashtrime nga fillimi deri në fund të kësaj dosje. Pasi pritëm gjykatat dhe pritëm se çfarë do vendoste gjykata, duke e ditur se dosja ishte e kontaminuar, pra që provat janë të gjitha të manipuluara, i jam drejtuar SPAK-ut, më saktë në fillim Ministrisë së Drejtësisë dhe më pas kryetarit të SPAK, Altin Dumani që të më jepet mundësia të jap deklarimet e mia për dosjen e inceneratorëve. Përgjigjet qesharake do i lexoni aty. I jam drejtuar për të gjitha dosjet apo veprimet hetimore që po kryhen për impiantet e mbetjeve,” tha Mërtiri.