Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një shqiptar sulmon me hanxhar pronarin e një lokali në Itali. Ngjarja ndodhi në Vetralla.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, pronari në fjalë e kishte përzënë shqiptarin më herët nga lokali. Shkak ishte bërë sjellja e tij pasi kishte ulur pantallonat duke dalë lakuriq.
Më pas në gjendje të dehur, është kthyer sërish, kësaj here për të marrë hak. Me një hanxhar në dorë, ai duket teksa tenton të godasë italianin. Fatmirësisht ky i fundit nuk pëson asnjë dëmtim.
Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë. Policia vijon hetimet për këtë ngjarje.