Probleme intensive krijohen nga shtresa e mjegullës së dendur që ka mbuluar Nju Dehli, duke kufizuar dukshmërinë në vetëm 50 metra në disa zona.
Tashmë janë krijuar probleme në fluturimet dhe linjat e trenave. Temperatura ishte vetëm 9 gradë Celsius . Sipas Departamentit Meteorologjik të Indisë, është vërejtur “mjegull shumë e dendur”, e cila shtoi se mjegulla “e dendur deri shumë e dendur” ka të ngjarë të vërehet në orët e para të ditës në disa zona deri nesër, të mërkurën.
Problem shëndetësor për banorët
“Mjegullimi i dendur” përmban grimca dhe ndotës të tjerë, sipas shërbimit të motit, i cili paralajmëroi për ndikimin që mund të ketë në shëndetin e 20 milionë banorëve të qytetit.
Indeksi i cilësisë së ajrit të ambientit në Nju Delhi këtë mëngjes ishte 376, i cili klasifikohet si “shumë i dobët”, sipas faqes së internetit të Bordit Qendror të Kontrollit të Ndotjes. Një nivel i mirë konsiderohet një vlerë midis 0 dhe 50.
Mjegulla e dendur shkaktoi vonesa në të paktën 30 fluturime të planifikuara për ulje ose nisje nga aeroporti i kryeqytetit indian, sipas agjencisë indiane të lajmeve ANI. Rreth 14 trena që udhëtonin në Indinë e Veriut u prekën gjithashtu, raportoi ANI.