Sipas Institutit Ndërkombëtar të Statistikave në Futboll, lojtari më i miri i vitit që po lëmë pas është Erling Haaland. Sulmuesi i Manchester City ka fituar gjithckka me skuadrën e tij këtë sezon duke qenë një protagonist absolut me golat e tij, por jo vetëm.
Fitimi i Champions League, Premier League, FA Cup, Super Kupës së Evropës, Kupës së Botës për Klube e rendisin norvegjezin në majën e futbollit botëror për 2023-shin. Sipas IFFHS, Haaland meriton 209 pikë, shumë më tepër se Mbappe me 105 pikë dhe Messi me 85 pikë.
IFFHS është një nga institutet më prestigjioze në botën e futbollit dhe statistikat e saj janë në shumicën e rasteve të pakritikueshme. Këtë çmim, për lojtarin më të mirë të vitit e krijoi në 1988 dhe i pari që e fitoi atë ishte hollandezi Marco Van Basten, i cili e fitoi edhe një vit më pas, përpara se në 1990 ta fitonte Lothar Matthaus.
Vitin e shkuar, në 2022 lojtari më i mirë u zgjodh Lionel Messi, për fitimin e Kupës së Botës me Argjentinën.