Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Librazhd-Stërblevë”, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën. Ky i fundit teksa lëvizte me kamionçinë, ka dalë nga rruga, duke gjetur vdekjen.
Njoftimi i policisë:
Librazhd/Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Stërblevë”, shtetasi M. A. dyshohet se ka humbur kontrollin mbi kamioçinën që drejtonte dhe kamioçina ka dalë nga rruga. Për pasojë, shtetasi M. A., 57 vjeç, banues në fshatin Kuternan, ka humbur jetën.