Në konferencën për shtyp pas vendimit të GJKKO për arrest në shtëpi ndaj Sali Berishës, nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi u shpreh se ky vendim vjen direkt prej Edi Ramës dhe shërbëtorëve të tij, prokurorëve Arben Kraja dhe Millonai si dhe gjyqtarja Irena Gjoka.
Boçi e krahasoi Ramën me Putinin në rastin e Navalnyt, duke shtuar se kryeministrin e ka kapur tmerri nga opozita e pakontrolluar prej tij.
Sakaq, ai thotë se Sali Berisha dhe Partia Demokratike nuk mund të mposhten kurrë.
Luçiano Boçi: Sot, Edi Rama, bastardi direkt i xhelatëve Kristaq Rama dhe Spiro Koleka, i shërbyer nga oficeri i policisë sekrete të Enver Hoxhës, Arben Kraja, prokurorja Millonai, të denoncuar me dhjetëra herë për lidhjet me krimin dhe e të drejtave të njeriut, së bashku me gjykatësen Gjoka, të shkarkuar si e papërshtatshme nga detyra më 2 shkurt 1996 vendosën pa asnjë provë, fakt apo dokument, por të bazuar fund e krye në falsitet masa kufizuese tipike për narko-diktatura.
Me këto masa që shpalli sot Edi Rama ndaj Sali Berishës, që tejkalojnë në rafshin e komunikiimt dhe ato që Putin ka vendosur ndaj Navalnyt dhe ai dhe mercenarët e tij dëshmojnë se i ka kapur tmerri nga humbja e kontrollit ndaj opozitës dhe motoja e saj “O sot o kurrë”, në betejën pa kthim për përmbysjen e narko-regjimit të parë dhe të vetëm në Evropë. PD denoncon me forcën më të madhe këto akte anti-kushtetuese të Edi Ramës dhe deklaron se me asnjë masë dhe vendim Sali Berisha dhe kjo parti nuk mund të mposhtet, por do vazhdojë betejën pa kthim kundër diktaturës së Edi Ramës që e ka shndërruar aleancën me krimin në forcën shtypëse dhe vendim-marrëse në Shqipëri.