Ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar në një postim në Facebook lidhur me vendimin e GJKKO-së për të vënë nën masën e arrestit në shtëpi Sali Berishën.
Sipas tij kjo është një hakmarrje që i bëhet ish-kryeministrit që buron që nga Enver Hoxha, Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha apo Kristaq Rama.
Balliu shton se Berisha ndërtoi kështjella kombëtare duke e anëtarësuar Shqipërinë në NATO dhe duke hapur negociatat me BE-në, apo duke liberalizuar vizat, por që komandanti i kësaj kështjelle është arrestuar.
Reagimi i Klevis Balliut:
Lideri i opozites ish kryeministri, dhe ish presidenti njeriu qe ngriti institucionet demokratike, sot i vendoset masa arrest shtepie pa të drejte komunikimi.
Sot Enveri, Sigurimi Shtetit,Ramizi, Nexhmija, Spiro Koleka, Kristaq Rama ndermoren hakmarrjen e tyre ndaj atij qe i shembi.
Arritjet pluraliste si futja ne NATO, liberalizimi i vizave, hapja negociatave me BE-ne mbeten keshtjella kombetare por komandati keshtjelles arrestohet.