Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj foli për Fax News këtë pasdite në lidhje Skype. Për gazetaren Rovena Neziri, eksperti komentoi këtë vit q ëpo lëmë pas nga pikëpamja ekonomike. Sipas tij, trumpetimet e qeverisë për rritje ekonomike janë për tu marrë me rezerva, pasi importet dhe eksportet kanë rënë krahasuar me një vit më parë. Kështu ka rënë pjesa e konsumit, ndërsa buxheti qytetar është rrudhur.
“Rritja ekonomike tregon lidhet se me pjesën e atyre lekëve në dispozicion që i ka mbetur qytetarëve për të konsumuar më shumë. Importet dhe eksportet kanë një rënie me vitin e kaluar. Dhe kështu ka rënë pjesa e konsumit. Buxheti qytetar është rrudhur. Ka ndikuar ajo qasje që lidhet me infrastrukturën rrugore. Nuk kemi nevojë si ekonomi vetëk përkq. Sepse merren shumë fonde dhe nuk shkojnë tek qytetari. Ka investime që duhet të ishin përfunduar si ujësjellës kanalizime që janë edhe në premtimet e 2013. Gjithashtu dhe ekonomia bujqësore si dhe ekonima që lidhet me arsim të shëndetshëtm, si profesionali”, tha Gjokutaj.
Nga ana tjetër, ai shton se sipas raporteve të INSTAT dhe jo vetëm shfaqet një informalitet i lartë në ekonomi, i cili ka qenë galopant këtë vit. Turizmi që shikohet si një nga sukseset, nuk ka mbështetje nga sektori bujqëor si dhe nga insfrastruktura.
“Për sa ka publikuar INSTAT dhe organizata të ndryshme, turizmi nuk është ajo që jep vlerë e shtuar ekonomike. Në masën më të madhe tregon informalitet që ka qenë galopant këtë vit. Turizimi është pjesa e dukshme por për të duhet të punonte bujqësia e cila nuk e ka lehtësuar turizmin, duhet të punonte transporti, e cila në kushtet e informalitetit mund të ketë shërbyer si burim të ardhurash për qytetarët. Por në mungesë të transparencës nuk i ka shëbyer për shkak të informalitetit të lartë”, shtoi eksperti.
Sipas Gjokutaj, rritja e pagës minimale nuk reflekton fuqinë e lartë punëtore në vend, pas kjo kategori e të punësuarve lëvizin sa nga një kompani në tjetrën dhe një pjesë e tyre e marrin pagën në mënyrë informale.
“Në idenë time, edhe pse paga minimale u rrit pa konsultim mund të japë një impakt por nuk reflketon fuqinë e lartë punëtore. Punëtorë lëvzin sa në një kompani në tjetrën. Një pjesë e mirë e atyre që marrin pagë minimale nuk e marrin në mënyrë zyrtare, për shkak të marrëveshjeve me punëdhënësit”, përfundoi ai.