I ftuar në studion e Fax News këtë pasdite, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Skerdjan Dhuli komentoi masën e arrestit ndaj Sali Berishës. Për gazetaren Rovena Neziri, Dhuli u shpreh se dosja e Berishës i intereson kryeministrit Rama.
Sipas tij, kjo dosje mund të ishte hapur që në vitin 2021, por Rama nuk donte. Kjo sepse interesi i tij ishte që Berisha të fundoste Bashën me Foltoren dhe lëvizjet e tjera. Më pas erdhi momenti kur Basha u shkri dhe duhet tabni të shkrihet Berisha.
SPAK, shton Dhuli, ka vepruar me arrogancë, duke mos e dërguar kërkesën e parë për detyrim paraqitje ndaj Berishës në Kuvend.
Skedjan Dhuli: Dosja e Berishës i intereson Ramës të jetë e tillë. PD-ja është në këtë gjendje edhe për shkak të mosveprimeve të SPAK. Çka do ndodhte nëse dosja e Berishës do hapej në 2021? Drejtësia shqiptare me urdhër të Ramës nuk e hapi atë dosje. I interesonte që Berisha të ishte i lirë që të shkrinte Lulzim Bashën. Tani që e shkriu Lulzim Bashën, i thotë hajde se të shkrijmë edhe ty. Berisha nuk është më kryeministër, pse merren masa të tilla? Arsyeja se pse është pas dyerve të shtëpisë është qëllimi i Ramës për ta shkrirë Partinë Demokratike. Ne e pamë pak ditë më parë GJL nuk mori asnjë vendim për PD. Nuk kemi asnjë sistem drejtësie por një sekretariat si SPAK që bën drejtësi me regji. Prokurorët hapin një dosje që ka 10 vite ndaj një personi që është 80 vjeç. Masat e sigurimit personal ndaj deputetëve merren nga parlamenti. SPAK me arrogancë nuk e bëri këtë, sepse e dinte që Berisha nuk do shkonte me detyrim paraqitje. Çfarë do i kushtonte SPAK të shkonte në Kuvend që në masën e parë? Nuk e bënë se kanë interesa të tjera. 3 dosjet kryesore të SPAK janë Inceneratorët, Berisha dhe Fredi Beleri. Në të treja ka vepruar si ka dashur Rama.