Eksperti i IT, Gent Progni në një postim në rrjetet social bën me dije se ka hedhur një kallëzim penal në SPAK për subjetet Soft&Solution, Fastech dhe ABS-Advanced Business.
Këto subjektet sipas Prognit pasi përfitojnë tenderat qarkullojnë vlerat financiare me njëra-tjetrën nëpërmjet kompanive “satelit që janë Mega Distribution dhe Bicontal Solution.
Gjithashtu, Progni në kallëzim ka kërkuar ndjekje penale edhe për drejtoren e AKSHI-t Mirlinda Karcanaj dhe drejtorin e AKCESK Igli Tafa.
Postimi i Gent Prognit:
E mbyllim Vitin 2023 me kallzimin penal ne SPAK per subjektet Soft& Solution, Fastech dhe subjekti ABS – Advanced Business pasi përfitojnë tenderat qarkullojnë vlerat financiare me njëratjetrën nëpërmjet kompanive “satelit” që është Mega Distribution dhe Bicontal Solution . Per Mirlinda Karcanaj dhe Igli Tafa. Keshtu e nisim mbare Vitin e ri 2024