Ka përfunduar ndeshje e Serie A mes Milanit dhe Sassuolos në San Siro. Kuqezinjtë triumfuan me rezultatin minimal 1-0. Golin e vetëm të sfidës e shënoi amerikani Christian Pulisic në minutën e 59′.
Takimi ishe delikat, pasi Sassuolo gjithnjë ka qenë një “kockë e fortë” për Milanin, megjithatë në fund skuadra e Piolit i gëzohet 3 pikëve në ndeshjen e fundit të vitit.
Kuqezinjtë shkojnë në kuotën e 36 pikëve në vend të tretë, 9 pikë larg kreut që mbahet nga Interi. Me datë 7 janar, Milani do të rikthehet të luajë ndaj Empoli në transfertë.