Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin e sotëm të GJKKO për të vënë nën masën e arrestit në shtëpi Sali Berishën. Meta e quan vendimin e sotëm një akt ekstrem të përndjekjes politike të Berishës. Sakaq, ai shton se është vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eleminimin e opozitës.
Nga ana tjetër, Meta thotë se izolimi i paprecedentë i liderit të opozitës është një këmbanë alarmi për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari, për vetë ekzistencën e shtetit të së drejtës, si dhe për pluralizmin politik.
Reagim i Ilir Metës:
Vendimi i sotëm i GjKKO është një akt ekstrem i përndjekjes politike të Prof. Dr. Sali Berishës dhe vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eleminimin e opozitës.
Izolimi i paprecedentë i liderit të opozitës është këmbanë alarmi për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari, për vetë ekzistencën e shtetit të së drejtës, si dhe për pluralizmin politik, që është nga sot më i kërcënuar se kurrë më parë.