I ftuar në studion e Fax News në ditën e fundit të këtij viti ishte presidenti i Çamërisë, Tahsim Mehmeti. Për gazetarin Egon Loli ai foli mbi ecurinë e çështjes çame gjatë këtij viti si dhe se çfarë pritet të ndodh me këtë çështje në vitin e ardhshëm.
Mehmeti u shpreh se Evropa dhe Amerika duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi çështjes çame. Sipas tij, Greqia kërkon destabilizim dhe shqiptarët gjithnjë kanë dashur paqe dhe jo luftë me fqinjët.
“Duhet të fillojmë të mendojmë çështjen çame. Jo për Belerin. Ata e kanë si gozhdë për të shmangur çështjen çame. Shteti grek është ndërtuar mbi themelet e shqiptarëve. Evropa ka bërë shumë gabime. Shtetin grek e ka përkedhelur. Tani shoh se e ka syrin tek shqiptarët. Dhe i them që të shikojnë edhe çështjen çame, jo vetëm çështjen e Kosovës. Greqi, po të dojë të mos ketë destabilizim filloni negiociatat me shqiptarët. Edhe faktori politk shqiptar është i rezervuar. Kryeminisri Rama punon bukur. Rama do t’i thotë grekut që këtu vendos drejtësia. Ska pse greku ta apeloj si faktor destabilizmi. Me ligjin 7501 minoriteti u bë me prona. Greqi ktheji sytë tek shqiptarët, zgjati dorën shqiptarëve. Evropianët dhe amerikanët faktori stabiliteti në Ballkan kanë gjetur faktor strategjk shqiptarët. Edhe anglezët e kanë lëshuar Greqinë, janë kthyer me Shqipërinë. Asnjëherë nuk kanë bërë luftra shqiptarët. Gjërat janë bukur po lëvizin. Edhe politika po lëviz”, tha Mehmeti.
Nga ana tjetër, Mehmeti shtoi se ky ka qenë një vit i mirë, pasi gjërat për shqiptarët kanë ecur.
‘Ishte vit i mirë, faktori politk shqiptar ka lëvizur. Anti-shqiptarët kërkojnë që ta destablizoj Ballkanin por nuk arrijnë dot. Sepse sot nuk janë shqiptarët e 1912 apo 43’ po janë të 2023. Po punojnë të hapin vatër lufte. Dikush po mundohet ta hapi në Çamëri dhe atje jam takuar me ortodokos çam, grek dhe ata kërkojnë që Çamëria të jetë shtet më vete por ama me metoda paqësore. Nuk duam destabilizim. Janë tokat tona. Janë shtëpitë tona. Grekët e kalojnë këtë”, shtoi ai.