Janë luajtur mbrëmjen e djeshme disa sfida të vlefshme për La Ligan. Kryesuesit e Real Madridit triumfuan minimalisht 1-0 në Bernabeu përballë Mallorcas. Golin e vetëm të sfidës e shënoi mbrojtësi gjerman Antonio Ruduger në minutën e 78′, pas një topi të Modric.
Sakaq, edhe Girona mposhti në një sfidë mjaft të luftuar deri në fund skuadrën e Atletico Madrid me rezultatin 4-3. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-2 për katalanasit, që kaluan përpara me Valery që në minutën e 2′. I shpejtë ishte reagimi i Atleticos me Moratan në të 14-ën. Por vendasit nuk u pajtuan me kaq dhe shënuan dy herë me Savion dhe Blind. Në fund të pjesës së parë ishte sërish Morata që shkurtoi diferencën. Në fraksionin e dytë, u duk sikur Atletico e rimori veten pasi sërish Alvaro Morata shënoi të tretin personal duke barazuar gjithçka. E kur dukej se ndeshja po mbaronte dhe skuadrat do ndanin nga një pikë, Martin çoi topin në rrjetë duke i dhënë 3 pikët Gironas.
Pas 19 javëve kampionat, Reali dhe Girona ndajnë kreun e klasifikimit në Spanjë me nga 48 pikë secila. Ndërsa pas tyre qëndron Atletico Madrid me 38 pikë.