Një 41-vjeçare vrau veten në fshatin Vërdallë të Sukthit pasi denigrohej në rrjetin social TikTok me etiketime fyese duke e cilësuar atë si të pamoralshme. 41-vjeçarja i dha fund jetës më datën 2 janar, por vetëm ditën e djeshme rasti u zbulua nga mediat.
Ngjarja ka tronditur mjaft opinionin publik, saqë sot në ora 11:30 parashikohet një tubim proteste në sheshin “Nënë Tereza”. Sakaq, policia ka filluar nga hetimet.
Mësohet se janë pyetur kolegë të 41-vjeçares të cilët pohojnë se ishte një punonjëse e rregullt, e cila vuante faktin e fotos që kishte dalë për të në rrjetet sociale dhe këtë shqetësim ajo e shprehte edhe me kolegët.
Ndërkohë janë pyetur edhe familjarët e saj. Kanë qenë vëllezërit që kanë thënë në dëshminë e tyre në polici se bashkëshorti i saj ushronte dhunë. Nga ekspertiza mjeko-ligjore u zbulua se 41-vjeçarja kishte ndërruar jetë nga helmimi dhe në trupin e saj nuk janë gjetur shenja dhune.