4 persona të maskuar kanë goditur me leva një të ri në fshatin Buçimas në Pogradec.
I riu me inicialet A.J, 28 vjeç është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Siç bëhet me dije, autorët kanë qenë me një automjet tip “Passat” pa targa dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.
Njoftimi i Policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 06.01.2023, rreth orës 10:40, në fshatin Buçimas, gjatë një konflikti midis disa personave dyshohet se është dëmtuar me sende të forta shtetasi A. J., 28 vjeç, banues në Buçimas, i cili u dërgua për mjekim në spital.
Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.