Data 6 janar është dita e ujit të bekuar, e cila është festuar edhe në qytetin e Gjirokastrës nga besimtarët ortodoks. Si fillim është mbajtur mesha në kishë e më pas qytetarët iu drejtuan lumit Drino.
Edhe pse në një mot me temperatura të ulëta kryqi është hedhur në rrjedhën e lumit Drino ku u hodhën dy persona dhe kryqi është kapur nga 13-vjeçari Mojsi Mërkuri.
Të pranishëm kanë qenë edhe besimtarët. Atë Joani ka ndarë urimin e tij në këtë ditë të veçantë për të gjithë besimtarët.