Partia Demokratike (Rithemelimi) do të mbledhë sot Kryesinë në selinë e partisë. Kjo mbledhje vjen ndryshe kësaj here, pasi në të nuk do të jetë kryetari i saj Sali Berisha.
I vënë nën masën e arrestit në shtëpi një javë më parë, Berisha nuk duket të jetë larguar nga angazhimi partiak.
Fjalimet para mbështetësve nga ballkoni i tij dhe statuset në Facebook e mbajnë Berishën të angazhuar në çështjet e opozitës.
Mbledhja e sotme pritet të zbulojë se si do të vijojë aksioni i PD-së tashmë që Berisha nuk është më mes tyre lirisht.