Policia Rrugore e Tiranës ka goditur një rast të mitëdhënies.
Gjatë kontrolleve të shtuara, Rrugorja ndaloi një automjet që drejtohej nga shtetasi F.B., 60 vjeç. Nga rezultati i alkoolit, ky shtetas drejtonte makinën në gjendje të dehur. 60-vjeçari tentoi më pas të korruptojë punonjësin e policisë duke i ofruar një shumë parash.
Më pas u bë i mundur kapja në flagrancë e tij dhe materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Policia Rrugore
Vijojnë kontrollet e dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Si rezultat i kontrolleve, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur 1 rast të mitëdhënies.
Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin F. B., 60 vjeç, i cili pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar atij një shuma të ndryshme parash.
Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i tij dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.