I ftuar në studion e Fax News ditën e sotme ishte ish-deputeti Halit Valteri. Me gazetarin Albi Rakip ai komentoi aktualitetin politik në vend si dhe lëvizjet në sistemin e drejtësisë, që nga hetimet për Berishën dhe për lobimin e Ilir Metës.
Valteri thotë se Meta sot është i zhveshur nga çdolloj imuniteti dhe shumë shpejt do të jetë përpara drejtësisë si kushdo. Nga ana tjetër, ai shprehet se ajo që po ndodh është një pastrim i fushës politike prej shumë figurave që këto 30 vite luajtën pisët, të cilët tashmë e kanë kryer ciklin e tyre politik.
Por naga ana tjetër, sipas tij edhe SPAK duhet të vetëpastrohet dhe të tregojë kurajo.
Halit Valteri: Zoti Meta është sot i zhveshur nga çdolloj imuniteti dhe do jetë përpara drejtësisë si të gjithë qytetarët e tjerë të këtij vendi. Ka patur pozicione të larta. Ka një ushtri të madhe që hedhin para për të dhe të mbyllin gojën. Sot mesa di kanë ardhur letër porositë, Meta, Kryemadhi dhe Vasili kanë bërë 1.2 miliardë lekë dhe kanë deklaruar 15 mijë dollarë. Ky vit nuk do jetë i qetë për Meta-Kryemadhin. Shpresoj që përveç llogarisë të kthejnë edhe paratë që i kanë marrë. Në vitin 2025 fusha e politikës do të pastrohet nga shumë lojtarë që kanë luajtur pisët dhe e kanë kryer ciklin e tyre politik, shumë lojtarë që nuk e kalojnë dot oqeanin, nuk marrin dot një vizë në SHBA. Kanë korrupsion, kanë fshehje pasurish. Shoh një vit të vështirë edhe për vetë SPAK. Duhet një vetëpastrim i saj.