11:30 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Tempulli”/ Arrestohet një 17-vjeçare, në ambjentet e konviktit në Gjirokastër iu gjet një sasi lënde narkotike

13:02 | 08/01/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aksion kundër lojërave të fatit në Pogradec, arrestohen 3 persona

Në qytetin e Gjirokastrës ështe arrestuar një 17-vjecare nga policia e shtetit .

Me anë te operacionit policor antidrogë ‘’ Tempulli ‘’ kanë vendosur në pranga adoleshenten e cila ndodhej në ambientet e konviktit pasi i ështe gjetur një sasi lënde narkotike kanabis sativa.

Lënda narkotike u sekuestrua nga policia në cilesinë e provës materiale, sëbashku me tre celulare .

Njoftimi i Policisë:

Gjirokastër/Angazhim maksimal i Policisë, në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli” dhe të Paketës për Sigurinë në shkolla dhe në ambientet e lidhura me to, për të parandaluar dhe goditur veprimtaritë kriminale, në këto ambiente.

Mbante në dhomën e konviktit ku ishte akomoduar, lëndë narkotike cannabis sativa në trajtë çokollate, me qëllim shitjen në ambientet e konviktit dhe në ato të gjimnazit ku ishte nxënëse, arrestohet në flagrancë 17-vjeçarja.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike në këtë trajtë dhe 3 celularë.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, me objektiv kryesor parandalimin dhe goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, në ambientet e frekuentuara nga të rinjtë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit Operacional të DVP Gjirokastër dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, goditën një tjetër rast në këtë fushë, për të cilin u arrestua në flagrancë një 17-vjeçare.

Shërbimet e Policisë kryen kontrolle në ambientet e konviktit ku ishte akomoduar 17-vjeçarja, ku gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa në trajtë çokollate, që posedohej nga kjo shtetase me qëllim shitjen në ambientet e konviktit dhe në ato të gjimnazit ku ishte nxënëse. Në vijim, lënda narkotike u sekuestrua nga shërbimet, në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 celularë.

Veprimet procedurale me të miturën po kryhen në praninë e prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

Pas

Banka e Shqipërisë synon metodologji të reja për të vendosur kërkesat kapital ndaj bankave të veçanta

Para

Avionët luftarakë amerikanë mbi Bosnje, në prag të aktiviteteve ndarëse dhe anti-Dejton

Para
Avionët luftarakë amerikanë mbi Bosnje, në prag të aktiviteteve ndarëse dhe anti-Dejton

Avionët luftarakë amerikanë mbi Bosnje, në prag të aktiviteteve ndarëse dhe anti-Dejton

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jepte lekë me fajde dhe kanoste qytetarë, arrestohet polici në Elbasan

Blushi i drejtohet Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE: Rama po shkel autonominë e pushtetit vendor, atentat ndaj Kushtetutës dhe demokracisë

SHBA dhe Vietnami nënshkruajnë një marrëveshje doganore, ja çfarë synohet

U akuzua për ngacmim seksual, jep dorëheqjen zyrtari i qeverisë së Spanjës

Operacioni “Mix”/ Në pranga 21-vjeçari me arsenal armësh dhe lëndë narkotike(EMRI)

Gjendet trupi i pajetë i një personi në ujërat e liqenit të Pogradecit

Më shumë vdekje sesa lindje! Ndizet debati në Maqedoninë e Veriut, kryeministri propozon taksë për beqarët

Situata e zjarreve në vendin tonë! U raportua për dhjetëra vatra të ndezura, aktive vijojnë ende 6 prej tyre

Mbante në banesë kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet në Kukës Kadri Peposhi

Netanyahu viziton SHBA-në të hënën, fokusi në propozimet për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.