Në emisionin e sotëm të “Si të kemi një trup të bukur dhe në formë fizike” në Fax News, u demonstrua se si mund të stërvitemi në kushte shtëpie. Eranda dhe Skerdi treguan disa nga varientet e stërvitjes që mund të zëvëndësojë shkuarjen në palestër apo aerobi.
Por fillimisht, Eranda tregoi se gjëja më e rëndësishme përpara ushtrimit është edhe ushqyerja, pasi sipas saj, fiziku ynë varet nga ajo që vëmë në pjatë. E rëndësishme janë gjithmonë proteinat dhe karbohidratet.
Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm, thotë Eranda, dhe duhet të përmbajë patjetër proteina dhe karbohidrate nëse doni që të bini në peshë dhe të hiqni dhjamin.
Eranda: Pyetja më e shpeshtë si mund të stërvitemi në kushte shtëpie. Sot do demonstrojmë si mund të stërviteni në shtëpi ku do që ndodheni në shtëpi natyrë, palestër. Para se të fillojmë dua të jap disa këshilla për ushqyerjen. Fiziku varet nga ajo që vendosni në pjatë. Mëngjesi është i rëndësishëm nëse doni të humbisni peshë apo dhjam. Proteinat nuk duhet të mungojnë, një vezë, omletë, kos, gjizë. Nëse doni proteina të pastra dhe më pak kalori dhe nëse jeni me nxitim, një shegë dhe një frut si zëvëndësues. Pas këtyre këshillave do të kalojmë dek dhoma e aerobisë dhe do ekzekutojmë ushtrimin që është vetëm një ushtrim me 10 variante.