18:47 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqiptarët vijojnë të kryesojnë në Ballkan për kërkesat për azil në Bashkimin Europian

14:32 | 19/01/2024
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqiptarët vijojnë të kryesojnë në Ballkan për kërkesat për azil në Bashkimin Europian

Shtetasit shqiptarë vijojnë të kryesojnë në raport me shtetasit e tjerë nga vendet e Ballkanit Perëndimor për numrin e lartë të kërkesave për azil në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas raportit më të fundit të Agjencisë Europiane për Azilin, publikuar të premten, shqiptarët paraqitën vetëm gjatë muajit nëntor të vitit 2023 rreth 892 aplikime për azil në vendet e Bashkimit Europian.

Shqiptarët pasohen nga shtetasit nga Maqedonia e Veriut, me 711 aplikime, shtetasit nga Serbia që kishin paraqitur 507 kërkesa, nga Kosova me 281 kërkesa, nga Bosnja me 127 kërkesa dhe nga Mali i Zi me 30 kërkesa për azil.

Sipas raportit prirja e të gjithë shtetasve nga Ballkani është të kërkojnë azil në tre vende të Bashkimit Europian: Francë, Gjermani dhe Itali. Shqiptarët kanë edhe numrin më të lartë të kërkesave për azil që mbeten në pritje në vendet e e Bashkimit Europian për t’u shqyrtuar.

Kështu sipas të dhënave të Agjencisë europiane për Azilin, 3278 shtetas shqiptarë janë në pritje të shqyrtimit të kërkesave për azil, ndërkohë që nga shtetasit nga Maqedonia e Veriut janë 2146 kërkesa, nga Serbia janë 1250 kërkesa, nga Kosova 966 kërkesa, nga Bosnjë Herzegovina 540 dhe Mali i Zi janë 118 kërkesa.

Të gjitha kërkesat për azil nga vendet e Ballkanit Perëndimor të shqyrtuara në vendet e Bashkimit Europain kanë një nivel tejet të ulët të pranimit.

Kështu, sipas raportit, shqiptarët kanë vetëm 0,55 % të kërkesave të shqyrtuara që janë pranuar ndërsa asnjë nga vendet ballkanike nuk e kalon 1% të kërkesave të pranuara për azil. Agjencia europiane për Azilin tha se në nëtor vendet e Bashkimit Europian morën 118 mijë kërkesa për azil.

Ndërsa për periudhën nga janari deri në nëntor të vitit 2023 aplikime për azil në vendet e Bashkimit Europian shkuan në mbi 1 milionë, një nivel që kujton sipas Agjencisë europiane për Azilin krizën e refugjatëve të viteve 2015-2016.

Në nëntor të vitit 2023 Gjermania ruajti pozicionin e saj si destinacioni kryesor për azilkërkuesit në vendet e Bashkimit Europian, duke marrë gati një të tretën e gjithë kërkesave për azil që u paraqitën në vendet e Bashkimit Europian./ VOA

Pas

Ministriali në Athinë për intekonektivitetin energjetik/ Balluku: Shqipëria, kampione në fushën e përdorimit të energjisë së rinovueshme

Para

Jurgen Klop flet rreth dëmtimit “shokues” të Mohamed Salah

Para
Jurgen Klop flet rreth dëmtimit “shokues” të Mohamed Salah

Jurgen Klop flet rreth dëmtimit "shokues" të Mohamed Salah

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tensionet në rritje me Moskën, vendi i NATO-s ‘blindon’ pikën kufitare me Rusinë

Netanyahu reagon pas VIDEOS së Hamasit që shfaq pengjet izraelitë: Mizori pa kufij

Alarm në Gjermani: Mbështetja për AfD-në rritet sërish, vetëm 2% pas CDU/CSU

Zjarr në malin e Skërficës/ Rrezik për pyllin e mbrojtur të Pikësit, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Dialogu Kosovë – Serbi, çfarë diskutoi Macron me Vuçiç në bisedën telefonike

“S’pranojmë leksione demokracie nga ata që vrasin fëmijë”, kryebashkiaku i Athinës përplaset me ambasadorin izraelit

Aplikimet për universitet/ Sot, dita e fundit për të përzgjedhur 10 programet e studimit

Trump nënshkruan urdhrin e ri ekzekutiv, rikthen testin e fitnesit për nxënësit e shkollave publike

Rrëzohet avioni në brigjet e Spanjës, policia nis kërkimim për dy personat që ishin në bord

Lufta në Gaza, Mbretëria e Bashkuar do evakuojë qindra fëmijë për t’iu ofruar kujdes mjekësor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.