Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Roskovec të Fierit. Elis Xhafa banues në fshatin Kuman, u kap nga policia me një sasi kokaine të ndarë në 75 doza gati për shitje.
Ndërkohë, vijojnë kontrollet e policisë në mbarë vendin në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Tempulli 2”.
Njoftimi i Policisë:
Roskovec, Fier/Aksione të përditshme, në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shpërndarësit e lëndëve narkotike.
Kishte përgatitur doza kokaine, për t’i shitur në qytetin e Roskovecit, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari.
Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në 75 doza.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier kanë vijuar gjatë mbrëmjes së djeshme dhe gjatë natës, kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli 2”. Nga këto kontrolle, si dhe nga mbështetja e informacioneve të inteligjencës policore, u vu në pranga shtetasi E. Xh., 37 vjeç, banues në fshatin Kuman.
Nga kontrollet fizike dhe në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan këtij shtetasi, një sasi lënde narkotike kokainë, të cilën e kishte ndarë në 75 doza, me qëllim shitjen.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️