23:19 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lëvizte me automjet në sens të kundërt, arrestohet 32-vjeçari në Kukës

10:37 | 30/01/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Moti i keq goditi Shqipërinë, Policia e Shtetit në gatishmëri për ndihmë

Një 32-vjeçar është arrestuar paraditen e sotme në Kukës, pasi rrezikoi jetën e tij dhe të shoferëve të tjerë duke lëvizur me një automjet në sens të kundërt.

Policia ka njoftuar që në pranga ka rënë shtetasi me iniciale D. G., në autostradën Milor-Morinë.

Njoftimi i Policisë:

Kukës/Lëvizte me automjet, në sens të kundërt, dhe rrezikonte jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të autostradës “Milot-Morinë”, arrestohet 32-vjeçari.

Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, ky shtetas kundërshtoi me forcë punonjësit e Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës.

Shërbimet e Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë” kanë konstatuar një automjet tip “Volkswagen” që qarkullonte në sens të kundërt të lëvizjes në autostradë dhe si pasojë ishte rrezik potencial për ngjarje rrugore me pasoja. Menjëherë i janë vënë në ndjekje automjetit dhe pas ndalimit kanë identifikuar drejtuesin e tij, shtetasin D. G.

Ky shtetas, gjatë veprimeve procedurale të shërbimeve të Policisë, për shkeljen e kryer prej tij, i ka kundërshtuar ato, me forcë.

Në përfundim të veprimeve procedurale oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin D. G., 32 vjeç, banues në fshatin Matranxh, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
—
Tropojë/Në vijim të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli 2” dhe si rezultat i punës së inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin M. C., 56 vjeç, banues në fshatin Zherkë. Nga kontrolli në banesën e tij, u gjetën disa bimë narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, të cilat u sekuestruan nga shërbimet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

Pas

“Sundimi i ligjit”/ Kapet 25-vjeçari, në banesë i sekuestrohen armë zjarri! Në kërkim babai 48-vjeçar

Para

Horoskopi i muajit shkurt/ Këto janë ditët më me fat për secilën shenjë

Para
Horoskopi 12 prill, shenjat që duhet të bëjnë kujdes në dashuri për sot

Horoskopi i muajit shkurt/ Këto janë ditët më me fat për secilën shenjë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.