Pesë muaj pas plagosjes së 33-vjeçarit Jorgo Zeneli, policia greke ka arritur të zbardhë ngjarjen.
Ngjarja ka ndodhur në 27 gusht të vitit të kaluar në lagjen “Ampelokipi” të Athinës, ndërkohë që forcat policore kanë njoftuar se është vënë në pranga 35-vjeçari shqiptar Arbi Shkurtaj, si autor i dyshuar i ngjarjes.
Sipas policisë, 35-vjeçari ndodhej bashkë me Zenelin në një park të zonës, ku kanë debatuar me një tjetër person të identifikuar si Eraldi Cura, 30 vjeç, për shkak të mosmarrëveshjeve ekonomike me një shokun e tij.
35-vjeçari ka nxjerrë një armë zjarri duke shtënë ndaj Curës, por si pasojë ka mbetur i plagosur shoku i tij Jorgo Zeneli dhe 20-vjeçarja greke Th. A, e cila ishte kalimtare e rastësishme.
Më herët mediet greke kanë raportuar se Zeneli njihej si anëtari i bandave kriminale që operonte në shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe që ishte depërtuar dy herë.