Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Seman, në Fermë-Çlirim.
Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të dëmtuar dy drejtues automjetesh, të cilët janë transportuar menjëherë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit teksa po marrin ndihmën mjekësore.
Është raportuar se janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e dinamikes se këtij aksidenti me të lënduar dhe dëme të konsiderueshme materiale.