11:27 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lulzim Basha me të rinjtë: Paraja ndjek studentin, do të sjellim programe të shkëlqyera për studentët

19:00 | 03/02/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lulzim Basha me të rinjtë: Paraja ndjek studentin, do të sjellim programe të shkëlqyera për studentët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po merr pjesë në “Rinia & IA” (Inteligjenca Artificiale) duke evidentuar efektet pozitive dhe negative të këtij fenomeni.

“Inteligjenca artificiale vjen sot me të mirat e saj por dhe me kërcënime. Të mirat për ekonominë; të këqijat e saj për informacione të pavërteta dhe për të ndryshuar realitetin. Dhe këtu vijmë në një udhëkryq që ndodhet në Shqipërinë të autokracisë politike dhe ekonomike të vendit. Një rini që ka si qëllim largimin nga vendi sjell të mira për këta njerëz dhe për pushtetin e tyre,”- tha Basha.

Basha foli dhe për situatën politike në vend, ku tha se gjendemi në një udhëkryq mes një grushti zombiesh, mumiesh që duan ta mbajnë Shqipërinë peng.

“Programi ynë parasheh shpenzime për ringritjen e arsimit shqiptar. Që nga arsimi fillor e deri tek arsimi universitar dhe sidomos arsimin profesional. Qeveria e ardhshme shqiptare do të jetë në krah të të rinjve me një politikë e cila përmblidhet me këto fjalë: paraja ndjek studentin, paraja ndjek të rinjtë. Çdo qindarkë që do të shpenzohet për arsimin do të ketë këtë parim: paraja ndjek studentin. Investimi numër një i qeverisë së ardhshme do të jetë e ardhmja, do të jenë të rinjtë, do të jenë studentët shqiptarë.

E para, projekti për ta zbrazur Shqipërinë nga rinia do të ndalet. E dyta, rini bëhuni gati. Të rinjtë meritojnë një qeveri në krah për ta çuar vendin në shoqëritë më të zhvilluara. Nuk ka gjë më të mirë se kur fatet e vendit merren në duar nga të rinjtë dhe kjo do të bëhet realitet.

Faleminderit për këtë pjesëmarrje në këtë ngjarje të veçantë që ka brenda dhe nervin politk. Secili prej jush vjen këtu se ose është ose do të angazhohet politikisht me PD. Jemi këtu në një moment të veçantë, në një udhëkryq të jashtëzakonshëm, ku gjithçka që njohim, shijojmë, provojmë, bëhet gati të ndryshojë dhe kjo falë teknologjisë dhe inteligjencës artificiale. Po vjen me premtime të jashtëzakonshme, por dhe me kërcënime. Kërcënime për ‘fake news’, për të shtrembëruar realitetin. Në këtë udhëkryq të jashtëzakonshëm do të ndryshoje potencialin e të gjithëve.

Udhëkryqi është tension mes një grushti zombiesh, mumiesh që duan ta mbajnë Shqipërinë peng, një ekuacion që nuk i prish më shumë sesa rinia. Një Shqipëri pa rini, me rini kokëulur, të demotivuar që i ka sytë nga largimi, është një rini që nuk e kërcënon pushtetitin e tij dhe vendi ka arritur në një pikë kritike.

Sonte nga kjo sallë i japim një mesazh rinisë kudo ndodhen, se kanë në dispozicionin e tyre një platformë për të çuar përpara betejën e rinisë dhe kjo është platforma e PD-së. Ejani dhe bëjeni tuajën këtë parti,  këtë platformë. Udhëkryqi që jemi gjendur në një kohë kaq të gjatë duhet të zgjidhet në favor të të rinjve shqiptare”, tha Basha.

Etiketa: lulzim bashapartia demokratike
Pas

Roza Lati bën deklaratën e fortë për Sarën: Je e dashuruar

Para

Thirrje socialistëve për t’u bashkuar në protestë/ Berisha: Rama e kërcënonte Ahmetajn si Enver Hoxha armiqtë e tij

Para
Thirrje socialistëve për t’u bashkuar në protestë/ Berisha: Rama e kërcënonte Ahmetajn si Enver Hoxha armiqtë e tij

Thirrje socialistëve për t'u bashkuar në protestë/ Berisha: Rama e kërcënonte Ahmetajn si Enver Hoxha armiqtë e tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Deputeti i PD Flamur Noka sapo ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Procesi për atentat: Plaurent Dervishaj duke i kërkuar Ndojës: “Mu drejto me emër mua!”

“Ndoja në seancë: ‘Asnjë lidhje me të arrestuarit e tjerë, nuk kam pasur interes pasuror’”

BE nën presion për të çelur negociatat me Ukrainën, Von der Leyen: Ka bërë reforma edhe nën sulme

Finalizohet operacioni i koduar “Gold”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit ndërmjet 2 shtetasve.

Dëshmia e Arjan Ndoj për gjygjin e Plaurent Dervishajt

Halit Valteri paraqitet në SPAK për të dëshmuar

Deputeti i zgjedhur i PD, Arjan Ndoja, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme për t’u pyetur si dëshmitar.

Sulmi ndaj SPAK: GJKKO lë në burg ish-zyrtarin Zambak Gjoni

Flamur Noka paraqitet në SPAK

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.