01:58 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Thirrje socialistëve për t’u bashkuar në protestë/ Berisha: Rama e kërcënonte Ahmetajn si Enver Hoxha armiqtë e tij

19:11 | 03/02/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Thirrje socialistëve për t’u bashkuar në protestë/ Berisha: Rama e kërcënonte Ahmetajn si Enver Hoxha armiqtë e tij

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë disa deklarata ditën e sotme nga banesa e tij drejtuar simpatizantëve.

Ai i ka bërë gjithashtu thirrje socialistëve duke theksuar se duhet të bashkohen me opozitën në protestë pasi dëshmuan Arben Ahmetajn që pretendoi se Edi Rama e kishte kërcënuar.

Berisha tha se Rama e kërcënoi zëvendësin e tij “njëlloj si kërcënonte Enver Hoxha në byronë politike armiqtë e tij”.

“Kjo protestë është frymëzim për çdo shqiptar që e ndjen veten të tillë, pa parti, të bindjeve të ndryshme, por që beson se Shqipëria është dheu i tij, dheu i dashur i tij; se Shqipëria është dhe i bekuar dhe jo tokë e mallkuar siç e ka shndërruar Edi Rama.

Ndaj i ftoj ata të bashkohen në këtë betejë për dinjitet, në këtë betejë për liri, në këtë betejë për Shqipëri, të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë. Kjo është ora e bashkimit të shqiptarëve rreth idealeve të tyre patriotike. Por protesta juaj është frymëzim dhe shpresë për të gjithë ata socialistë, të cilët binden se Rilindja ishte përbindëshi që shkatërroi jo vetëm Shqipërinë, por edhe idealet e tyre, edhe partinë e tyre.

Kjo protestë është shpresë për çdo socialist që beson se partia e tij nuk mund të ketë një zë, një votë, një njeri, Edi Ramën.
Kjo protestë është thirrje, frymëzim për çdo socialist që dëgjoi nga goja e njeriut të dytë më të fuqishëm të partisë së tyre, zëvendëskryeministrit, se si Edi Rama në kryesinë e partisë së tij do t’i përsëriste ekzakt të njëjtën frazë, të njëjtin kërcënim me kokë dhe jetë njëlloj si Enver Hoxha në Byronë Politike, armiqve të tij.

Ndaj dhe socialistë të ndershëm, e keni mision të ngriheni kundër tij, se Edi Rama nuk është gjë tjetër veçse një padrino, i cili kur kërcënon zëvendësin e tij, ndihmësin, bashkëpunëtorin e tij kryesor, imagjinoni se çfarë mund të bëjë me ju”, u shpreh ai.

Etiketa: Arben Ahmetajberishaedi ramapartia demokratikepartia socialiste
Pas

Lulzim Basha me të rinjtë: Paraja ndjek studentin, do të sjellim programe të shkëlqyera për studentët

Para

Shkodër/ Shkrumbohet banesa, asnjë i lënduar

Para
Shkodër/ Shkrumbohet banesa, asnjë i lënduar

Shkodër/ Shkrumbohet banesa, asnjë i lënduar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.