Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Brazilit, Dani Alves do të dalë në gjyq në Barcelonë ditën e sotme për akuzën se ka përdhunuar një grua në banjën e një klubi nate në qytet në vitin 2022.
Mbrojtësi 40-vjeçar u arrestua në janar të vitit të kaluar në qytetin spanjoll dhe që atëherë është mbajtur në burg. Alves fillimisht mohoi çdo kontakt seksual me gruan, duke thënë se nuk e njihte.
Ai më vonë u shpreh se ka kryer marrëdhënie seksuale konsensuale me akuzuesen, duke thënë se e kishte mohuar fillimisht për të mbrojtur martesën e tij.
Në Spanjë, një pretendim për përdhunim hetohet nën akuzën e përgjithshme për sulm seksual dhe dënimet mund të çojnë në burgim nga katër deri në 15 vjet.