Krasta, mushkëria e qytetit të Elbasanit përballet çdo ditë me zhdukjen e pishave. Prerja masive e pemëve është një situatë e dalur jashtë kontrrollit nga Drejtoria e Pyjores se Elbasanit, ku rrezikon dhe egzistencen e Krastës.
Sipas raportimeve të gazetarit Enes Molla për “Fax News”, në një hapësirë prej 300 hektaresh numërohen dhjetra trungje të prera. Gjurmët që kanë lënë mjetet e tonazheve të rënda të cilët kryejnë aktivitet të paligjshem janë të dukshme.
Situata është duke agravuar pasi institicionet përkatëse nuk kanë arritur ta shmangin. Banorët përreth thonë se Krasta duhet të ruhet dhe pemët nuk duhet të priten pasi nuk do të jetë e largët dita kur ajo do të mbetet pa pemë.
Burime nga bashkia Elbasan konfirmojnë se Krasta ka marrë vëmendje të veçantë. Nga ana e bashkisë është ngritur një grup pune për konstatimin dhe referimin e rasteve që dëmtojnë pemët.
Vakumi ligjor për masa konkrete nga ana e sektorit të pyjeve ka bërë që rastet e konstatuara të mos gjobiten. Ndërkohë është e disata herë që ky institucion denoncon një person për prerje të paligjshme të pishave në Krastë pranë institucioneve të policisë dhe prokurorisë por që ndaj tij nuk është marrë asnjë masë konkrete për ta ndalur në dëmtimin e pishave të Krastës.