TIRANË– Gjykata e Tiranës do të japë sot masën e sigurisë për 34-vjeçarin, i cili kishte izoluar gruan në banesë dhe e ruante me kamera sigurie.
Asqeri M., pasi kishte ardhur nga Gjermania kishte shfaqur sjellja dhune ndaj bashkëshortes së tij, të cilën përveçse e mbyllte në shtëpi dhe ruante me kamera, edhe dhunonte në sy të katër vajzave.
Ka qenë vetë gruaja që ka denoncuar në Polici për dhunën, ndërsa ngjarja ka ndodhur në Kodër Institut të Tiranës.